Transmetuar më 07-12-2025, 16:16

Lando Norris është kampioni i ri i Botës në Formula 1, pas një sezoni të mbushur me emocione, transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Piloti britanik përfundoi në vendin e tretë në Abu Dhabi, pozicion që i mjaftoi për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës së motorsportëve.

Gara u fitua nga Max Verstappen, i cili ishte perfekt nga fillimi në fund, por që nuk i mjaftoi për të marrë titullin e pestë kampion.

Në vendin e dytë u ngjit Oscar Piastri, i cili në gjysmën e parë të sezonit udhëhiqte i vetëm kampionatin, por pas disa gafash, e lëshoi kreun për shokun e tij të skuadrës.

26-vjeçari britanik e mbylli sezonin me 423 pikë, dy më shumë se Verstappen dhe 13 më shumë se Piastri.

Me këtë fitore, Lando Norris bëhet britaniku i parë që fiton një titull kampion Bote që nga Lewis Hamilton në vitin 2020 dhe i pari kampion i McLaren-it, po ashtu që nga Hamilton, por në 2008.

Norris mbyll kështu një sezon në mënyrë perfekte, edhe pse me ulje-ngritje, ndërsa sytë tashmë do të jenë nga sezoni i ardhshëm, ku pritet një revolucion rregullash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit