

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në kthesën e Çakranit, ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz”, duke përfunduar më pas në një kanal anësor.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy efektivë policie, të cilët u transportuan menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa forcat e policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në ngjarje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po mbledh provat që do ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së përplasjes.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht në segmentet e njohura për rritje të riskut të aksidenteve.





Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






