Transmetuar më 07-12-2025, 09:48

BERAT, 7 dhjetor 2025

Fabiel Xhindi është identifikuar si 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar në Berat. Ai është dërguar në spital nga një shok i tij, ndërsa mjekët konfirmojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të çastit në lagjen “Kombinat”, ku Xhindi është përplasur me disa persona që lëviznin me automjetin e tyre. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, as i plagosuri dhe as shoku që e shoqëroi në spital nuk kanë pranuar të tregojnë detaje mbi atë që ka ndodhur.

Policia njoftoi se ngjarja u raportua rreth orës 00:55, ndërsa menjëherë u ngrit grupi hetimor për të mbledhur provat dhe për të sqaruar dinamikën. Autoritetet po vijojnë hetimet intensive nën drejtimin e Prokurorisë, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Pritet që dëshmitë, provat në terren dhe kamerat e sigurisë të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të episodit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit