

ALGJERI- Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti në Algjeri. Autobusi me të cilin po udhëtonin pasagjerët, doli nga rruga dhe u përmbys.
Fotot nga vendi i aksidentit të transmetuara nga mediat lokale treguan një autobus të gjelbër të shtrirë në tokë pranë rrugës në komunën Tibelbala, rreth 400 kilometra në jug të Bassar. Mediat e huaja shkruajnë se autobusi po operonte në një linjë që lidhte Basharin me Tindoufin, në skajin jugor të Algjerisë.
Presidenti Abdelmadjid Tebboune shprehu trishtimin e tij për aksidentin, duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. Ky është aksidenti rrugor më vdekjeprurës në Algjeri që nga 15 gushti, kur një autobus ra në një lumë pranë Algjerit, duke vrarë 18 persona në bord.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






