

TIRANË, 7 dhjetor 2025
Inteligjenca Artificiale po kthehet në armën më të fortë të konsumatorëve kundër mashtrimeve, çmimeve të padrejta dhe shërbimeve me cilësi të ulët. Nga riparimet e shtëpisë te kontratat financiare, IA po redukton epërsinë që prej kohësh e kanë pasur shitësit dhe ndërmjetësit, duke vendosur në dorën e qytetarëve mjete që dikur i përkisnin vetëm ekspertëve.
Sot, një fotografi e kontratës së makinës së re e ngarkuar në ChatGPT mund të zbulojë klauzola të fshehura. Një video e një rubineti që pikon mund të analizohet me saktësi, shpesh duke kursyer koston e një hidrauliku. Edhe prindërit që kërkojnë këshilla të shpejta marrin përgjigje brenda sekondave nga chatbot-ët, pa pritur ditë të tëra për një vizitë.
E njëjta logjikë vlen edhe në tregun e verërave, ku një listë e thjeshtë PDF mund të analizohet nga Claude për të gjetur ofertat më të mira mes cilësisë dhe çmimit. Të gjitha këto raste janë pjesë e së njëjtës tendencë: zhdukjes së “ekonomisë së mashtrimit”, fenomeni ku kompanitë përfitojnë nga mungesa e njohurive të konsumatorëve, nga konfuzioni apo nga mungesa e transparencës.
Prej shekujsh, avantazhi i informacionit i ka favorizuar shitësit ndaj blerësve. Nga peshores së falsifikuara në Anglinë mesjetare, te truket moderne të disa shërbimeve profesionale, konsumatorët shpesh kanë paguar më shumë dhe kanë marrë më pak. Edhe sot, tregje të tëra – si ai i ndërtimit, riparimeve të pajisjeve, shërbimeve ligjore apo sistemit shëndetësor – mbeten të vështira, sepse njerëzit nuk zotërojnë informacionin që kanë profesionistët.
Internetit ia doli të reduktojë një pjesë të këtyre abuzimeve, duke sjellë platforma si Carfax, Tripadvisor apo aplikacionet e udhëtimit që i detyrojnë shërbimet të jenë më të ndershme. Por Inteligjenca Artificiale po hedh hapin tjetër: po i jep çdo konsumatori një “ndihmës digjital” që lexon kontrata, krahason çmime, negocion dhe i ndihmon të marrin vendime të informuara.
Studimet më të fundit tregojnë se konsumatorët që përdorin modele të IA për negociata në blerje makinash apo qira banesash arrijnë rezultate shumë më të mira se ata që veprojnë vetëm. Po ashtu, ankesat e hartuar me ndihmën e IA po përfundojnë më shpesh me kompensim, duke i detyruar kompanitë të jenë më të përgjegjshme.
Megjithatë, ky revolucion nuk është pa sfida. Edhe shitësit dhe ofruesit e shërbimeve pritet të përdorin modelet e tyre të Inteligjencës Artificiale, duke tentuar të ruajnë avantazhin. Platforma tregtare mund të filtruarin informacion për të promovuar produkte të caktuara, ndërsa përballja mes konsumatorëve dhe shitësve mund të marrë formën e një “gare algoritmike”.
Në këtë betejë të re të tregjeve moderne, ekspertët besojnë se zgjidhja përfundimtare mund të jenë ndërmjetësit algoritmikë – sisteme të pavarura ndaj të cilave të dyja palët i nënshtrohen për të garantuar marrëveshje të paanshme.
Por një gjë është e qartë: koha kur konsumatori nuk kishte mjete për t’u mbrojtur ka përfunduar. Inteligjenca Artificiale po e zhduk epërsinë e informacionit dhe po krijon një treg më transparent, më të drejtë dhe më efikas se kurrë më parë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






