Transmetuar më 06-12-2025, 22:47

6 Dhjetor, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Zakynthos, ku një foshnje shqiptar 18 muajsh u sulmua për vdekje nga një qen pitbull.

Babai i të miturit tregoi se qenin e kishte gjetur në rrugë dhe e kishte marrë në shtëpi, duke u kujdesur për të. Natën që ndodhi ngjarja, çifti që kanë dhe dy fëmijë të tjerë, sapo ishte kthyer në shtëpi kur i mituri i shpëtoi vëmendjes së prindërve dhe iu afrua qenit.

“Vajza ime më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku. Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin për ta vrarë. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim”, tha babai i djalit me zërin që i dridhej.

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot. Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit