

SHBA – Carlo Ancelotti i shikon pak me shqetësim skuadrat kundërshtare që Brazili do të ketë në Botërorin 2026. Në fazën e grupeve, 5 herë kampionët e botës do të përballen me Marokun, Skocinë dhe Haitin.
“Maroku bëri shumë mirë në botërorin e fundit, në Katar 2022, ku arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa Brazili u eliminua në çerekfinale, – theksoi Carlo Ancelotti për kanalin brazilian Sport TV. – Skocia ka një skuadër shumë të fortë. Do të jetë shumë e vështirë. Duhet të renditemi të parët në grup.
Sidomos duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë që do të jetë shumë e rëndësishme për të menduar fitoren e të 3 ndeshjeve. Sfida e parë ndaj Marokut do të jetë më e vështira, pastaj vijnë dy ndeshjet e tjera, duhet të kemi besim.”
Në muajin mars, Brazili do të luajë dy ndeshje miqësore me Francën dhe Kroacinë në SHBA, ndërkohë që përsa i përket Neymar dhe kthimit të tij në kombëtare, pas 2 vitesh. Ancelotti dha shpresë yylit brazilian duke shpjeguar se do të zgjedhë skuadrën e tij në muajin maj.
“Nëse Neymar meriton të jetë në Botëror, nëse është në formë më të mirë se çdokush tjetër, do të luajë, – tha Ancelotti, duke shtuar, – nuk i detyrohem asgjë askujt”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






