Transmetuar më 06-12-2025, 15:17

Zakynthos, 6 Dhjetor 2025 Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë 18-muajsh ka humbur jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes.

Sipas raportimeve të mediave greke, fëmija me baba shqiptar dhe nënë britanike ndodhej në oborrin e banesës kur iu afrua qenit të racës pit bull. Për arsye ende të paqarta, qeni u bë agresiv dhe e sulmoi, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Prindërit, të tmerruar, njoftuan urgjencën pak pas orës 13:00. Vogëlushi u transportua menjëherë në spitalin lokal, por mjekët bënë të ditur se kishte ndërruar jetë përpara mbërritjes në spital.

Hetimet vijojnë

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe po marrin në pyetje prindërit, të cilët prej vitesh jetonin në ishull. Qeni është marrë nga shërbimet kompetente për vlerësim dhe procedura të mëtejshme.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ndërsa banorët vendas kanë shprehur ngushëllimet për familjen e prekur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit