Transmetuar më 06-12-2025, 12:31

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një 22-vjeçar është goditur nga rryma elektrike teksa po vendoste një banderolë. I riu, me inicialet A. S., u transportua menjëherë në spital, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit për të përcaktuar shkaqet e kontaktit me energjinë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi A. S., 22 vjeç, i cili është goditur nga rryma elektrike, gjatë vendosjes së një banderole, në një ndërtesë. 22-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit