Transmetuar më 06-12-2025, 12:24

KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 me orën greke

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit