Transmetuar më 06-12-2025, 11:33

TIRANË- Një i bugosur që vuante dënimin në në një burg të sigurisë së lartë në Shkodër, ka humbur jetën. Bëhet fjalë për Shpëtim Çelikun, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për masakrimin e bashkëshortes së tij shtatzënë. Çeliku ka ndërruar jetë në QSUT, pasi ai kishte shfaqur probleme shëndetësore më 15 tetor dhe ishte transferuar në spitalin e burgjeve nga IEPV Shkodër.

Më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (6 Dhjetor) rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror. Gjithashtu nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj.

Njoftimi i drejtorisë së burgjeve:

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë. Nga ana jonë janë duke u zbatuar procedurat me njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit