Transmetuar më 06-12-2025, 07:34

Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë në qytetet ukrainase gjatë natës së 6 dhjetorit, duke plagosur të paktën tre persona në rajonin e Kievit. Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se forcat ruse lëshuan një breshëri raketash, si dhe dhjetëra dronë, drejt qyteteve në periferi të Ukrainës.

Tre raketa hipersonike Kinzhal u lëshuan kundër Kievit, i cili u shënjestrua gjithashtu nga dronë, ndërsa njerëzit nxituan drejt metrosë pas njoftimit për sulm. Objektivat kryesore besohet të jenë termocentralet, për të minuar riparimet e kryera ditët e fundit. Dëmet më serioze janë raportuar në Fastov, një qendër industriale 60 kilometra larg kryeqytetit, ku stacioni i trenit u shkatërrua dhe u godit një uzinë inxhinierie mekanike.

Shpërthime ndodhën në Dnipro, Zaporizhia dhe Chernihiv. Termocentrali Kryvyi Rih është në flakë dhe një tjetër thuhet se është goditur në Kiev, duke e lëhnë gjysmën e qytetit pa energji elektrike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit