

Tiranë- Një aksident tragjik ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku si pasojë e një përplasjeje të trefishtë mes dy makinave dhe një motoçiklete ka humbur jetën një person. Sipas burimeve, viktima është 38-vjeçari Olton Xhambeu, i cili drejtonte motoçikletën.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






