Transmetuar më 05-12-2025, 21:01

KORÇË- Policia e Korçës ka ndërmarrë një operacion të befasishëm kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, pasi një lokal dyshohet se funksiononte si pikë e fshehtë kazinoje.

Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan disa kompjuterë ku ishin të hapura lojëra elektronike të tipit kazino, ndërsa në disa prej tyre u konstatuan edhe faqe që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Operacioni vijon ende dhe policia pritet të bëjë shoqërime dhe arrestime pas përfundimit të verifikimeve. Aktualisht, po merret në pyetje administratori i lokalit së bashku me disa klientë që ndodheshin aty në momentin e kontrolleve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit