

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ishte fituesi i “Çmimit të Paqes FIFA” për herë të parë, të cilin organizata e futbollit e dha gjatë shortit të Kupës së Botës 2026 në Washington.
“Kjo është medalja jote”, i tha Infantino presidentit amerikan.
“Ky është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime. Ne shpëtuam miliona jetë. Kjo do të jetë një ngjarje e paprecedentë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë.
Gianni Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme, keni vendosur një rekord të ri në shitjet e biletave. Është një imazh i mirë për ju dhe lojën e futbollit, siç e quajmë ne. Është përtej shifrave që mendonim. Bota është një vend më i sigurt tani”, tha Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






