

TIRANË- Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte fshehur një sasi kokainë në oborrin e shtëpisë së tij. Sasia e kokainës ishte e ndarë në doza, u gjet në një enë të mbushur me oriz. Bëhet me dije se gjatë operacionin të policisë, të afërmit e të arrestuarit kanë kundërshtuar efektivët e policisë.
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy personave, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Policia ka sekuestruar lëndën narkoitike ne cilësinë e provës materiale, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






