

GREQI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një burrë 58-vjeç dhe bashkëshortja e tij 55-vjeçe u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre. Çifti kishte qenë i shpallur i zhdukur prej disa ditësh, ndërsa fëmijët e tyre njoftuan policinë pasi nuk mundën të kontaktonin me prindërit që nga e hëna.
Fqinjët gjithashtu raportuan mungesën e çiftit që nga fillimi i javës, gjë që çoi në kërkimet e menjëhershme. Policia, sapo mbërriti në vendngjarje, konstatoi trupat e pajetë të çiftit nga dritarja e shtëpisë.
Sipas mediave greke, çifti sapo ishte rikthyer nga Gjermania për t’u vendosur përfundimisht në Greqi dhe po kryente punime në banesë. Tre fëmijët e tyre jetojnë në Gjermani dhe komunikimi i fundit me prindërit ishte bërë të hënën.
Trupat e 58-vjeçarit dhe 55-vjeçares do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Komotini, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hetimet paraprake dyshojnë se shkak ka qenë një rrjedhje gazi, që ka çuar në helmim nga monoksidi i karbonit./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






