

Tiranë — Një telefonatë për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Parlamentit ka sjellë inspektorët e Shëndetit Publik në lokalit e Kuvendit. Deputetët, pas një seance maratonë prej 12 orësh, ishin mbledhur për kafe dhe cigare, por u surprizuan nga prania e inspektorëve.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi duke kërkuar respektimin e procedurave ligjore dhe kushtetutës, ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, konfirmoi rëndësinë e zbatimit të ligjit për duhanin, duke kërkuar respekt dhe bashkëpunim.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) thekson se inspektimet janë pjesë e Programit Vjetor dhe kryhen për monitorimin e zbatimit të Ligjit nr. 9636 për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Vetëm gjatë periudhës 1 tetor – 4 dhjetor 2025, ISHSH ka kryer 1,411 inspektime dhe 954 këshillime në të gjithë vendin.
Inspektimi në Parlament u realizua në zbatim të urdhrit për kryerjen e kontrollit dhe ligjit për mbrojtjen e shëndetit, duke përfshirë edhe këshillimin e subjekteve për shmangien e shkeljeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






