Transmetuar më 05-12-2025, 13:46

Elbasan — Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të dyshuarit e parë në vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla. Vendimi u dha sot nga kryetarja e gjykatës, Elis Dine, në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të shtuara sigurie.

Prokurori i çështjes, Gjergji Ceka, paraqiti kërkesën për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurisë ndaj Xhino Agos, ortak i biznesmenit, dhe Kujtim Pishës, roje në objektin ku ndodhi ngjarja. Seanca nisi rreth orës 10:00, ndërsa në ambientet e gjykatës ishin të pranishme forca të shumta policore.

Një i arrestuar i tretë, dyshuar si ekzekutor

Prokuroria ka depozituar gjithashtu një kërkesë të veçantë për masë sigurie ndaj të arrestuarit të tretë, Nevzat Spaho, i ndaluar në Prrenjas dhe i dyshuar si personi që ka kryer ekzekutimin. Seanca për të pritet të zhvillohet gjatë fundjavës.

Hetimet vijojnë

Organet e hetimit po punojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e organizimit dhe ekzekutimit të vrasjes së Mëhallës, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Elbasan. Autoritetet presin zbardhje të mëtejshme të dosjes në ditët në vijim.

Njoftimi i Gjykatës:

NJOFTIM PER SHTYP DT 05.12.2025

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit