Transmetuar më 05-12-2025, 11:31

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas hetimeve të SPAK, të kryera për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, nga përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren dhe veprimet e tjera hetimore, është konstatuar se Shkreli dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme gjatë fushatës.

SPAK bën me dije se, sipas provave të mbledhura, Shkreli dyshohet se ka ofruar të mira materiale dhe premtime për investime publike zgjedhësve në fshatin Stajkë, me qëllim sigurimin e votave në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Në kuadër të hetimit, është sekuestruar edhe aparati i tij celular.

Pasi ka finalizuar hetimet, Prokuroria e Posaçme ka dërguar dosjen në GJKKO për shqyrtim gjyqësor. Procedimi ndaj Shkrelit vijon ndërsa pritet caktimi i seancës së parë të gjykimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit