

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër–Hani i Hotit”.
Sipas të dhënave zyrtare, një 24-vjeçare, Sara Selgjekaj, ka përplasur me automjet këmbësorin 81-vjeçar, Ragip Cenaj. Si pasojë e goditjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






