

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, katër automjete janë përfshirë në një përplasje të dyshuar si pasojë e lagështirës në rrugë. Mjetet drejtoheshin nga shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Nga aksidenti janë lënduar drejtuesi H.H. dhe pasagjerja I.L., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






