Transmetuar më 05-12-2025, 07:32

5 Dhjetor, 2025

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit.

Shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe nga përplasja e fortë mjeti ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit