Transmetuar më 05-12-2025, 07:23

Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës do të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtra.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit