Transmetuar më 04-12-2025, 22:39

TIRANA- Me peizazhin politik kaq të paqëndrueshëm, është e dobishme të dini se sa i sigurt është destinacioni juaj i udhëtimit. Çdo vit, Instituti për Ekonomi dhe Paqe publikon Indeksin e Paqes Globale, një analizë gjithëpërfshirëse e sigurisë në botë.

Rezultatet e studimit të vitit 2025 nxjerrin në pah vendet më të sigurta në botë dhe, sipas renditjes së re, pesë vendet më paqësore janë: Islanda, Irlandë, Zelanda e Re, Austri, Zvicër.

Të pesë vendet e para renditen lart sepse kanë institucione të qëndrueshme, korrupsion të ulët dhe infrastrukturë që funksionon mirë, atë që hulumtimi e quan tregues pozitivë të paqes, duke i bërë ato destinacione ideale për udhëtime.

Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e 30-të (dy vende më lart nga viti i kaluar) dhe SHBA-të renditen në vendin e 128-të, duke ruajtur pozicionin e tyre menjëherë poshtë Mozambikut, Afrikës së Jugut dhe Kenias.

Në vitin 2020, Islanda ishte në vendin e parë, me Zelandën e Re, Portugalinë, Austrinë dhe Danimarkën që plotësonin pesë vendet e para. Studimet vjetore shpesh vënë në dukje se shumica e këtyre vendeve më të sigurta në botë janë gjithashtu vende që shfaqen rregullisht në listat e vendeve më të mira për t’u vizituar.

Kanadaja, Singapori, Republika Çeke, Japonia dhe Zvicra ishin ndër dhjetë vendet e para atë vit. Në vitin 2025, Singapori, Portugalia , Danimarka, Sllovenia dhe Finlanda tani janë ndër dhjetë vendet e para.

Sigurisht, ka kuptim; një botë më pak paqësore çon në rritje të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe një ulje të ndjeshme të PBB-së globale. Nëse njerëzit janë të preokupuar me luftimet ose të shqetësuar për jetën e tyre, ata nuk mund të krijojnë art, të ndërtojnë shtëpi, të drejtojnë biznese ose të presin familje që vijnë për vizitë.

Ku renditet Shqipëria?

Në rajon, vendin më të mirë e mban Mali i Zi, i cili renditet në pozicionin e 34-t. Maqedonia e Veriut, e pozicionuar në vendin e 51-të, qëndron gjithashtu përpara Shqipërisë. Pas Shqipërisë renditen Bosnje-Hercegovina në vendin e 59-të, Kosova në vendin e 63-të, si dhe Serbia, e cila mbyll listën rajonale në pozicionin e 64-t./

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit