Transmetuar më 04-12-2025, 21:33

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji kritikoi drejtuesit e opozitës se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk kishin zhvilluar asnjë takim me strukturat lokale.

Në një intervistë në “Opinion”, Salianji tha se kryetari i PD, Sali Berisha është në punën dhe detyrën e tij, por hierarkia e saj nuk funksionon. Listat e 11 majit tha ai zbehën entuziazmin e krijuar në radhët e demokratëve pas ardhjes së Chris LaCivita.

Ervin Salianji: Kam reaguar nga burgu për listat e mbyllura. Lista e PD “shfryu” entuziazmin që solli ardhja e LaCivita. Ata që fituan primaret nuk u vendosën as në listë të hapur as të mbyllur. Cili ka qenë kriteri, ai që rri më shumë në kafe? Aleancat kush i vendosi?

Demotivohet struktura kur themi një gjë pastaj një gjë tjetër. Sot do i them hapur. A ka parti që nuk takon strukturat pas 7 muajsh nga zgjedhjet? Në Durrës 7 muaj pas zgjedhjeve, asnjë takim i vetëm. Sali Berisha është në punën e vet, bën detyrën e vet, por a ka hierarki partia? Pse PD doli në terren pasi piva kafe unë? PD u “zgjua”. Nxorën udhëzimin si do të analizohet 11 maji. Ka sjellë disa pozitive kjo dalja ime.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit