

Itali, 4 dhjetor 2025
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Ankona, ku 50-vjeçari shqiptar Nazif Muslija dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Sadjide Muslija, 49 vjeçe. Pas arratisjes nga vendi i krimit, ai u kërkua për orë të tëra nga autoritetet italiane.
Rreth orës 16:30, Muslija u gjet i plagosur rëndë në një zonë pyjore, nga një gjuetar që i dha ndihmën e parë dhe njoftoi menjëherë policinë. Hetuesit dyshojnë se ai ka tentuar t’i shkaktojë vetes dëmtime pas ngjarjes, teksa ishte në arrati. Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij, përveç faktit që u dërgua i shoqëruar drejt spitalit.
Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për 50-vjeçarin, ndërsa pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes së viktimës. Gjatë kontrollit në banesë, karabinierët po kërkojnë gjurmë dhe mjetin e përdorur për dhunën e rëndë.
Sadjide Muslija u gjet një ditë më parë me shenja të forta dhune. Ndërkohë, Nazif Muslija ishte larguar me një makinë “Smart” dhe telefoni i tij ishte i fikur prej mëngjesit. Ai rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje dhe në prill ishte arrestuar pasi kishte sulmuar bashkëshorten me një mjet të rrezikshëm. Hetimet vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






