

TIRANA- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e sotme pas disa ditësh ne gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Durrësit, ka risjellë në mendjet e qytetarëve, një rast në ngjashëm të ndodhur një vit më parë në Tiranë. Siç u konfilktua Boba rreth 10 ditë më parë me një bashkëmoshatarin e tij për shkak të një konflikti të hapur në rrjetet sociale, e njëjta ngjarje ka ndodhur dhe me rastin e Martin Canit.
Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?
Takimi mes të miturve në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, u transformua në një përleshje fizike ku u përdorën sende të forta. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve. Në foto po shihnin thikën me të cilin 14-vjecari goditi në zemër shokun e shkollës, i cili po I kërkonte llogari për sharjet e ofendimet.
Gjatë sherrit, 14-vjeçari me inicialet M.K. e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Boba u dërgua urgjent në spitalin “Nënë Tereza” dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën. Si ndodhi vrasja tragjike e Martin Canit pranë shkollës?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
Edhe në këtë rast, dhuna pasoi një debat fillimisht mes dy të miturve dhe eskaloi jashtë ambienteve të shkollës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, Cani nuk arriti të mbijetojë, ashtu sikurse edhe Erjon Boba së fundmi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






