Transmetuar më 04-12-2025, 20:02

Durrës, 4 dhjetor 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pas plagëve të marra gjatë një konflikti mes bashkëmoshatarësh, i cili dyshohet se nisi pas një debati në rrjetet sociale. I mituri u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore, por mjekët nuk arritën ta stabilizonin.

Spitali i Durrësit kishte njoftuar se adoleshenti ndodhej në gjendje kritike, i intubuar dhe nën kujdes intensiv. Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht konfliktin dhe rrethanat që çuan në përshkallëzimin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit