Transmetuar më 04-12-2025, 19:34

RROGOZHINE – Flamurtari ka marrë një fitore të çmuar në Rrogozhinë përballë vendasve të Egnatias. Vlonjatët fituan 1-0 në “Egnatia Arena”, falë një goli të shënuar nga Ramirez në minutën e 37-të të pjesës së parë.

Sfida ishte e bukur dhe e luftuar. Vendasit e nisin më mirë lojën dhe i afrohen golit të avantazhit me Bakajokon dhe Yahayan, por pa mundur që ta mposhtin portierin Aleksovski.

Vlonjatët mbrohen mirë dhe me një kundërsulm të shpejt, ndëshkojnë rrogozhinasit me Ramirez, që shënon golin e fitores.

Egnatia mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arrin që të ndryshojë fatin e kësaj sfide. Mbyllet 1-0 për Flamurarin sfida në “Egnatia Arena”.

Vlonjatët ngjiten në kuotën e 13 pikëve dhe pas këtij suksesi rrisin ndjeshëm shanset për mbijetesë, ndërsa Egnatia zhgënjen në shtëpi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve. Flamurtari merr fitoren e parë sezonale në transfertë, ndërsa Egnatia pëson humbjen e parë në shtëpi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit