

SHKODER – Vora dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në përballjen e javës së 14-të të “Abissnet Superiore”.
Me Vorën si skuadër pritëse dhe marrëveshjen mes dy klubeve për të luajtur në “Loro Boriçi”, ritmi dhe mundësitë nuk munguan, por finalizimi nuk ishte i duhuri, kjo dhe për meritë të portierëve respektivë.
Në pjesën e parë, Balaj nga njëra anë dhe Fazlagiç nga ana tjetër, kishin mundësitë e tyre të shpërdoruara. I njëjti ritëm dhe në pjesën e dytë, me disa mundësi të humbura duke “dhuruar” në fund një barazim 0-0.
Vllaznia humbet mundësinë për të kapur vendin e parë, mbetet me 25 pikë dhe vendi i dytë në klasifikim, një më pak se Elbasani i vendi të parë. Vora ndodhet në vend të 7-të me 16 pikë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






