Transmetuar më 04-12-2025, 18:53

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së.

Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada amerikane thotë se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për Report TV.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit