Transmetuar më 04-12-2025, 18:04

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Mondi Mëhallës alias Hyka në Elbasan, ku i “forti” nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, e qëlloi me 3 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend.

Spaho njihet nga policia kriminale e Elbasanit si person me rrezikshmëri, pasi më parë është dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Vjedhje”, “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie”, “Mbajtje pa lejë të armë” dhe një plagosje që ka kryer në burgun e Fierit.

Nevzat Spaho, mbante kontakte shoqërore me një grup kriminal në Pogradec, që disa prej tyre janë të proceduar në Korçë dhe prokurorinë e Posaçme SPAK.

Hetimet e deritanishme, kanë zbuluar se Mondi Mëhalla dhe ortaku i tij në biznes Xhino Ago, disa kohë më parë i kanë dhënë rreth 10 makina, Marselo Aranit, i thirrur ndryshe si “Boli”.

Dhënia e automjeteve besohet se është kryer në kuadër të një marrëveshje shkëmbimi me një apartament në Tiranë. Por apartamentit mësohet se ka qenë disa herë i shitur e për pasojë, Mondi Mëhalla dhe “Boli” Marselo Arani, janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin.

Një javë para vrasjes, Mondi Mëhalla, është takuar me “Bolin” duke i kërkuar këtij të fundit të prishte marrëveshjen dhe kthejë automjetet që kishin shkëmbyer, pasi sipas Mëhallës “Boli” e kishte mashtruar.

Palët kanë diskutuar që në këmbim të apartamentit, makinat të shkëmbeheshin me një sasi kokaine. Por debati mes tyre ka qenë i ashpër deri në pikën kur Mondi Mëhalla ka qëlluar disa herë me grushte, Marselo Aranin.

Situata më tej është ndërlikuar ku në sherr e sipër, të dyja palët kanë kanosur me vrasje njëri-tjetrin. Një javë pas këtyre kërcënime dhe konfliktit, në Elbasan në 30 Nëntor 2025 vritet me armë zjarri Mondi Mëhalla.

Ndërsa disa ditë më pas “Boli” Marselo Arani dhe shoku i tij, laçian, Armando Kola, janë shpallur në kërkim kombëtar.

Kujtojmë se Arani ishte me masë sigurimi “arrest në shtëpi” për shkak të problemeve me Drejtësinë në Elbasan, pasi pronat e tij janë sekuestruar për llogari të një hetimi që ka nisur kundër tij për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Burime policore flasin se Arani dhe Armando Hyka, kanë kontraktuar si vrasës me pagesë, të “fortin” e Prenjasit, Nevzat Spahon, i cili besohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt, Mondi Mëhallës.

Informacionet flasin se Nevzat Spaho, ka bërë një jetë mes tregtisë së drogës, lidhjeve me grupin e Pogradecit, gjobëvënieve, burgut dhe deri tek një plagosje të kryer brenda në burgun e Fierit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit