

Pogradec- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në lagjen nr. 17 të qytetit të Pogradecit, ku një qytetar ka humbur jetën brenda një farmacie.
Sipas informacioneve paraprake, burri kishte shkuar për të marrë ilaçe, ndërsa raportimet e para sugjerojnë se ai mund të ketë pësuar një problem të menjëhershëm kardiak. Pavarësisht ndihmës së ofruar, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Vetëm një orë më parë një qytetare në Vlorë humbi jetën pasi ra në bulevard.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






