Transmetuar më 04-12-2025, 13:29

Durrës, 4 Dhjetor 2025 – Sukses tjetër i madh për peshëngritjen shqiptare. Pas arritjes së Briken Çaljas, ishte radha e Ertjan Kofshës të shkëlqente në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës. Sportisti kuqezi dominoi të gjithë konkurrencën në kategorinë deri në 94 kilogramë, duke siguruar tre medalje të arta dhe duke thyer njëkohësisht tre rekorde të reja ballkanike.

Kofsha realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme në të dy stilet. Në shkëputje, ai ngriti 165 kilogramë duke u renditur i pari, ndërsa në shtytje mbylli garën me 193 kilogramë. Në dygarësh, shuma totale prej 358 kilogramësh i dha atij një tjetër rekord të Ballkanit dhe vendosi vulën e dominimit të tij absolut në këtë kompeticion.

Ky rezultat konfirmon formën e jashtëzakonshme të Kofshës dhe forcon pozitat e Shqipërisë në peshëngritjen rajonale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit