

Tiranë- Një incident është regjistruar paraditen e sotme pranë zonës së ish-Parkut të Autobusëve, te pallatet “Delijorgji” në Tiranë, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda ambienteve të një picerie të re që ishte në proces përgatitjeje për hapje.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë instalimit të bombolës së gazit është konstatuar rrjedhje, e cila ka shkaktuar shpërthim të menjëhershëm dhe flakë. Si pasojë, pronari i biznesit ka mbetur i lënduar lehtë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të dëmtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë izolimin e zonës dhe fikjen e flakëve. Dëmet janë vetëm materiale.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit dhe për të garantuar sigurinë në zonë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






