

Tiranë- I ashpër ka qenë në fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ndërsa i është kundërpërgjigjur, kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj.
“Për tu bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat Kur të përmendësh emrin tim laj gojën. Por bëj gargare me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para ke dhënë për të marrë mandatin”, tha ai.
Çfarë tha Shehaj?
"Nuk e di se si do ta zgjidhim këtë problemin e mohimit të të drejtës për interpelancë që si deputet kam. Kam kërkuar në 2 muaj me Ballukun, por tani nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës por përfundoi më keq. Por kam një kërkesë për interpelancë edhe me kryeministrin.
E kuptoj se kërkoni të shmangni llogaridhënien por s’i shpëtoni dot. Ju mendonit se kur u arrestua Veliaj ishte një çështje që kishte me të. Tani që është marrë e pandehur Balluku…vërtet mendoni se kemi të bëjmë me çështje të përvetshme të disa individëve.
Ky është ndryshim thelbësor. Duhet të jepni llogari dhe nuk keni ca t’i bëni drejtësisë, SPAK se kanë mbrojtjen e ndërkombëtarëve. Dhe këto sulmet qesharake që bëni përditë, Rama çdo ditë kërcënon Gjykatën Kushtetuese me broçkulla se kemi marrë të pandehur Ballukun dhe shqiptarët nuk udhëtojnë dot në Kanada, tani ka filluar ministri i drejtësisë me postime.
Del Balla dhe thotë pyesni Chat GPT, nuk ka ndodhur ndonjëherë por prapë unë thotë nuk flas për gjykatësit. S’ia mban atij se ka frikë se përfundon si të tjerët. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë. E keni të kotë,. Ndajeni mendjen, dilni cdo ditë sic po ndodh. Bashkëpunimi me drejtësinë se iu ka ardhur fundi.", tha Shehaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






