Transmetuar më 04-12-2025, 10:52

TIRANË- Kreut i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardh kërkoi prezencën e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend që ky i fundit të japë llogari lidhur me ngjarjet e fundit. Nga foltorja, Bardhi deklaroi se Rama duhet të ishte marrë i pandehur bashkë me Belinda Ballukun dhe shtoi se urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama

“Edi Rama sot ka vendosur ti fshihet Kuvendit. Ka një keqkuptim në përgjigje që i keni kthyer grupit parlamentar. Ajo që kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin është ndërhyrja e kryeministrit në një çështje në hetim. Mbajtja në detyre e një ministri të marrë të pandehur dhe nën hetimi dhe ngritja e pretendimeve në kërkesën që ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese në emër të Kuvendit pa e konsultuar Kuvendin e Shqipërisë. Ju folët që duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese , por çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe mbron të pandehurën ministre me video-selfie si një mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Pra i fshihet deputetëve të Kuvendit dhe llogaridhënies në Kuvend. Kemi kërkuar që kryeministri të vijë të japë llogari se cili është motivi, dhe pse është bërë kryeministri i parë që ndërhyn në një çështje konkrete dhe ka kërkuar në emër të Këshillit të Ministrave shfuqizimin e vendimit të gjykatë kundër korrupsionit për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese ndaj të pandehurës Balluku.

Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin e Kryeministrit në avokatin ndaj një të pandehure. Ai e pranon përmes kërkesë që ka çuar që është bashkëfajtor me Ballukun dhe do të duhet të ishte marr bashkë i pandehur me Ballukun. Urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama”, tha Bardhi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit