Transmetuar më 04-12-2025, 10:48

Protestat e fermerëve në Greqi po shkaktojnë bllokime të shumta në akset kryesore rrugore, duke ndikuar edhe në lëvizjen drejt e nga Shqipëria. Fermerët kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie për vonesat në dhënien e subvencioneve të BE-së, pas një skandali korrupsioni që ka nxitur zemërim të gjerë.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, edhe sot aksi Kakavijë–Janinë, në zonën e Kallpaqit, do të jetë i pakalueshëm nga ora 18:00 deri në 21:00 (me orën shqiptare). Autoritetet bëjnë të ditur se vetëm rastet e emergjencave shëndetësore do të lejohen të kalojnë gjatë këtij orari.

Në deklaratën zyrtare, Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës për të shmangur pritjet dhe bllokimet.

Fermerët grekë kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri më 5 dhjetor, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e intensifikimit të tyre nëse kërkesat nuk merren parasysh nga qeveria. Bllokime priten edhe në akse të tjera rrugore, si dhe në porte e pika doganore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit