

Itali- Autoritetet italiane kanë bërë publike detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në Pianello Vallesina, në provincën e Ankonës, ku u gjet e pajetë Sadjide Muslija, 49 vjeç, me origjinë shqiptaro-maqedonase.
Sipas mediave italiane, policia u njoftua nga punëdhënësi i saj pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë. Në momentin e mbërritjes, uniformat blu e gjetën 49-vjeçaren në dhomën e gjumit me shenja dhune, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa orë më herët.
Në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë. Mediat raportojnë se çifti ishte në proces divorci, por kohët e fundit ai ishte rikthyer të qëndronte në banesë. Burri mësohet të ketë pasur precedentë të mëparshëm për dhunë në familje, si dhe disa denoncime të bëra nga viktima.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






