

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij.
Sipas organit te akuzës sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.
Hetimet, që zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me një vlerë totale rreth 4 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë, ndër të tjera truall me sipërfaqe 1,600 m² në Vlorë, në emër të shtetasit Fatos Canaj, bodrum dhe disa njësitë banimi të ndryshme me sipërfaqe nga 36.14 m² deri në 324.17 m², në emër të shtetasit F.C.
Dy apartamente në emër të shoqërisë “F” sh.p.k., me sipërfaqe 72.36 m² dhe 89.90 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 115 m² në emër të shtetasit F.C.
Njoftimi i Prokurorisë Vlorë:
Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.
Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;
Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe
Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






