

ITALI, 3 dhjetor 2025
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka shkëlqyer në sfidën e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Genoas, duke shënuar golin që hapi serinë e fitores 4-0 për bergamaskët. Mbrojtësi shqiptar u ngjit si sulmues i vërtetë në minutën e 19-të, kur goditi saktë me kokë pas një krosimi të Zalewskit, duke kaluar Atalantën në avantazh.
Ky ishte goli i parë sezonal për Gjimshitin, i cili edhe një herë dëshmoi rëndësinë e tij si lider, si te Kombëtarja ashtu edhe te skuadra italiane.
Pas golit të kapitenit kuqezi, Atalanta dominoi plotësisht ndeshjen, duke shënuar edhe tre herë të tjera me De Roon (54’), Pasalic (82’) dhe Ahanor (90’+1), duke siguruar kështu një kualifikim të qetë në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






