

Tiranë, 3 dhjetor 2025
Policia Rrugore ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, pasi vendi po përfshihet nga ulja e temperaturave dhe priten reshje dëbore e ngrica, kryesisht në zonat malore. Autoritetet njoftojnë se prezenca e lagështirës dhe formimi i akullit në disa akse rrugore mund të rrisin rrezikun e aksidenteve.
Sipas njoftimit zyrtar, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet në të gjitha akset me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe asistimin e drejtuesve të mjeteve në raste nevoje.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të respektojnë sinjalistikën, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë aty ku kërkohet, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë, të ulin shpejtësinë dhe të mbajnë distancë të sigurt me mjetet e tjera. Gjithashtu, policia apelon të shmangen parakalimet e rrezikshme dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa kërkohet vendosja e rripit dhe kaskës mbrojtëse.
Në rast nevoje për asistencë, qytetarët mund të telefonojnë numrin pa pagesë 112.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






