Transmetuar më 03-12-2025, 20:16

Agim Nuredini, shqiptar 56 vjeçar, banues në Wels të Austrisë që nga dita e shtunë është shpallur i zhdukur. Për herë të fundit është parë rreth orës 12:30 minuta të asaj dite, kur është dal nga shtëpia me veturën e tij Opel Mokka, ngjyrë të zezë.

Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë gjurmë rreth fatit të tij, shkruan albinfo.

Familja dhe miqtë janë duke kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë në Austri. Një mik i Agimit thotë se janë lajmëruar edhe policia austriake por deri tash nuk kanë marr asnjë informatë. Madje, nuk është gjetur as vetura e tij.

Kushdo që e ka parë Agimin që nga e shtuna ose ka ndonjë informacion rreth vendndodhjes së tij, kërkohet të kontaktojë menjëherë stacionin më të afërt të policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit