

SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar sot në daljet e qytetit të Koplikut, ku katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për trajtim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur mjeti i drejtuar nga shtetasi N. G. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E. L. Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit si edhe dy pasagjerët, L. S. dhe R. S., të cilët aktualisht po marrin kujdes mjekësor
Njoftimi:
Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






