Transmetuar më 03-12-2025, 14:29

Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën 9 Dhjetor, për votimin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, i cili u propozua nga Komisioni i Posaçëm në SPAK.

Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshihen edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

Njoftimi i SPAK:

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit