

Tiranë, 3 Dhjetor 2025 — Federata Shqiptare e Futbollit ka anuluar ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë. Vendimi është marrë pas raportimeve për një incident mes futbollistëve dhe stafit të dy skuadrave, ku dyshohet se ka pasur edhe konfrontime fizike.
Sipas FSHF-së, situata ka ngritur shqetësime mbi kushtet e sigurisë, duke bërë që ndeshja të mos zhvillohet. Çështja i është kaluar komisioneve juridike të federatës, të cilat do të shqyrtojnë të gjitha rrethanat për të dhënë vendimin përfundimtar mbi këtë takim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






