

Mirditë, 3 Dhjetor 2025 — Një debat mes tre të rinjve në zonën e Kurbinit ka përfunduar me përdorimin e dhunës fizike. Sipas të dhënave të Policisë, një 29-vjeçar nga Fushë Miloti dhe një 30-vjeçar nga Rubiku dyshohet se kanë goditur një 30-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
I lënduari u transportua në spital për asistencë mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës së tij. Ndërkohë, për dy shtetasit e përfshirë në ngjarje ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






