Transmetuar më 03-12-2025, 13:44

Kukës, 3 Dhjetor 2025 — Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen e 27 nëntorit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi në lagjen Drinas të fshatit Mamëz. Hetimet kanë identifikuar dy autorët e dyshuar, babë e bir, Xh. M., 59 vjeç, dhe M. M., 26 vjeç. I ati është ndalur nga policia, ndërsa i biri është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit të koduar “Drinas”, është sekuestruar edhe automjeti i përdorur në lëvizjet e tyre. Dyshohet se ata kanë qëlluar në drejtim të dyqanit të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën e xhamit.

Të dy personat akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për kapjen e 26-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit