Transmetuar më 03-12-2025, 13:39

Këtë të mërkurë në orën 13:30 në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës është në program sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e 14-të në Kategorinë e Parë.

Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar nga futbollistët dhe stafi i Ilirisë, me të mbërritur jashtë stadiumit. Korçarët duket se do tërhiqen nga kjo ndeshje. Të dhunuar, veç trajnerit Ernest Gjoka janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.

Reagimi i Skënderbeut:

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit